Aktualitet

Iku me vrap për t’u fshehur në Kinostudio sapo pikasi Policinë, si u kap i riu me 20.6 gr hashash. E kishte fshehur në qes

18 Nëntor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Iku me vrap për t’u fshehur në Kinostudio sapo pikasi

Shpërndarja e drogës në kryeqytet dhe përdorimi i saj pa as më të voglin dyshim që është kthyer në gangrenën më të madhe të krimit. Aq sa policisë nuk i duhet shumë mund për të zbuluar mbajtësit e hashashit.

Mjafton që ata të shfaqen të shqetësuar, sapo shohin një patrullë dhe kjo mjafton që policia t’i vihet pas. Kështu ka vepruar policia edhe në rastin e shtetasit D. G, i moshës 25 vjeç nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Burimet e gazetës Si bëjnë me dije se i riu u largua me shpejtësi në zonën e Kinostudios sapo pa një patrullë policore.

Por në dokumentet e prokurorisë që më pas e dorëzoi Grudën si të pandehur shpjegohet se si ai mbante në dorë një qese me bukë. Kur policia e ka arritur të riun, fillimisht nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë tek ai.

Por në vazhdim në qesen e letrës ku gjendej buka, u vërejt edhe sasia e hashashit. Akuza vlerëson se bashkë me bukën aty ishin fshehur nga i riu edhe 20.6 gramë hashash.

Ai është përgjigjur menjëherë duke shpjeguar se nuk ishte shpërndarës, por e mbante drogën bashkë me bukën, pasi ishte përdorues. Prokuroria thekson se kjo sasi nuk mund të konsiderohet për përdorim vetjak, ndaj duke u bazuar në një sërë ekspertizash, e ka dorëzuar të pandehur në gjykatë për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, vepër e parashikuar nga neni 283/1 i kodit penal.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...