Aktualitet

“Do të zhdukim djalin dhe pastaj ty”/ Kërcënohet prokurori i shkarkuar, PUBLIKOHEN mesazhet: Kujtove se do ishe gjithë j

18 Nëntor 2020, 14:53 Nga DOSJA
“Do të zhdukim djalin dhe pastaj ty”/ Kërcënohet

TIRANË– Prokurori i dorëhequr Ardian Nezha ka kërkuar ndihmën e institucioneve në të cilat ka qënë pjesë dikur. Ai ka denoncuar se është kërcënuar me mesazhe nga një person i identifikuar si Genti Latifi nga Peqini, i cili në fillim të 2020 i ka cuar një sërë kërcënime për jetën. 

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se kërcënuesi i shkruante se fillimisht do të “mbaronte punë” me djalin e tij, dhe më pas me familjarët e tjerë. Gjë që e ka detyruar Nezhën që ta dërgojë të birin në Kanada. Pasi ka bërë denoncimin në organet përkatëse, Nezha ka vënë në dispozicion edhe të gjitha mesazhet e dërguara dhe kanosjet e dërguara atij dhe bashkëshortes së tij.

“Kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror,”-shkruhet në një prej mesazheve që Nezha ka marrë në telefonin e tij. I pyetur nga prokuroria e Tiranës, Ish-magjistrati ka bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që është kërcënuar për shkak të detyrës, dhe se ishin pikërisht këto shqetësime që e detyruan që të largohej nga detyra.

“Unë kam qenë prokuror, kam marrë shumë kërcënime dhe në 2018 edhe gjatë muajve shkurt, mars prill 2018, Aq të mëdha ishin sa u detyrova të dorëhiqem,”-u shpreh ai. 

Po kush është Ardian Nezha?

Nezha u dorëhoq në 28 mars të vitit të shkuar. Ardian Nezha është prokurori që zëvendësoi Dritan Ginën në postin e kryeprokurorit të Elbasanit në janar të vitit 2018. Vendimi u dha nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Para se të merrte postin e kryeprokurorit të Elbasanit, Nezha ishte drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit, post nga i cili dha dorëheqjen në prill të vitit të shkuar për t’u zëvëndësuar me Enkeleda Millonain.

Gjatë punës së tij në Elbasan, Nezha spikati me arrestimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, arrestimin e gripit të tritolit dhe arriti të ndryshojë akuzat Shkëlzen Hasanpapaj, atentatorit të Çapjave, i cili ishte përgatitur të dërgohej në gjyq për kanosje dhe plagosje dhe jo për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Nezha njihet gjithashtu edhe si prokurori që kërkoi ‘burg përjetë’ për vrasën e katër efektivëve të policisë, Dritan Dajtin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian nezha kercenohet ardian nezha ardian nezha kercenohet ardian nezha

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...