Aktualitet

COVID ka pushtuar vendin, por rebelët nuk binden, policia gjobit 573 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

18 Nëntor 2020, 14:05 Nga DOSJA
COVID ka pushtuar vendin, por rebelët nuk binden, policia gjobit 573

TIRANË- Situata me COVID-19 në vendin tonë është alarmante, ku dje u arrit edhe shifra rekord e 694 të infektuarve në 24 orë. Por pavarësisht thirrjeve të një pasnjëshëme të autoriteteve, shumë qytetarë duket se janë të pabindur. Në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka gjobitur me 3 mijë lekë të reja, 573 persona që lëviznin pa maska.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobe per masken gjobe per masken

Sondazh

Poll