Aktualitet

“Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë”/ Komenti rrëqethës i familjarit, lidhja e 28-vjeçares shtatzënë q

18 Nëntor 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë”/

TIRANË– Dy netë më parë, në spitalin Infektiv ndërroi jetë 28-vjeçarja Emanuela Dalipi, për shkak të komplikacioneve shëndetësore që i shkaktoi pandemia e koronavirusit. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të ndërprerë shtatzëninë, por rezultoi fatale për të.

 Nëna e saj shpërndau sot nëj foto të saj, duke mos i kursyer as fjalët prekëse. Po në të njëjtin postim, një prej familjarëve të saj ka zbuluar edhe lidhjen e Emanuelës me Blerta Pepën.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”.

Në fakt Ema, tre vjet më parë ka humbur vajzën e tezes Blertën. 16-vjeçarja Blerta Pepa, ndërroi jetë në një spital privat pas një ndërhyrjeje në gju. Familjarët e 16-vjeçares hodhën në gjyq spitalin privat për mjekim të pakujdesshëm ndaj vogëlushes por ende nuk ka një vendim nga drejtësia.

Asokohe spitali pretendoi se vdekja e pacientes kishte ndodhur si pasojë e një komplikacioni të rrallë. Pepa ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në spektaklin e fëmijëve, “Gjeniu i Vogël”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta pepa emanuela dalipi blerta pepa emanuela dalipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...