Aktualitet

Ermonela Jaho bëhet ambasadore e Shqipërisë në luftën kundër dhunës e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

18 Nëntor 2020, 14:19 Nga DOSJA
Ermonela Jaho bëhet ambasadore e Shqipërisë në luftën

TIRANË-Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore ditën e sotme ka njoftuar se ka pranuar që të jetë Ambasadore e CRCA/ECPAT në Shqipëri në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Me në të një video të bërë publike në gjuhën shqipe dhe anglisht, ajo ka njoftuar të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj kudo në botë, angazhimin e saj më të ri, në krah të CRCA/ECPAT Shqipëri, për të luftuar së bashku kundër dhunës e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

“Dhunuesit në mënyrë çnjerëzore po rrëmbejnë çiltërsinë dhe brishtësinë e fëmijëve të dhunuar, por ata nuk do të arrijnë KURRË ti bëjnë ata të heshtin! Të bëhemi ZËRI i atyre që nuk kanë zë për të folur dhe për të treguar!”- nënvizon Ermonela Jaho, duke ftuar të gjithë të bashkohen në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ermonela Jaho është Ambasadorja e Parë që CRCA, Barnahus Shqipëri dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1 kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpallën në ditën e parë të hapjes së aktiviteteve në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, që kremtohen në Europë dhe në botë, në datat 18 dhe 19 Nëntor.

Shpallja e saj Ambasadore përkon me rritjen e tejskajshme të rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit të vajzave për qëllime seksuale kudo në Shqipëri, duke e kthyer këtë çështje në një ndër më thelbësoret për jetën dhe mbrojtjen e fëmijëve.

E cilësuar si “interpretuesja operistike më e vlerësuar në botë”, Jaho do të angazhohet në ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, prindërve, nënave e baballarëve, për të folur hapur dhe raportuar pa frikë çdo ngjarje të dhunës, ngacmimit apo shfrytëzimit seksual.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermonela jaho ermonela jaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...