KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bashkë me të, në burg është lënë edhe vëllai i viktimës, pasi ka rrahur agresorin.
Abuzuesi u la pas hekurave gjatë seancës së zhvilluar dy ditë më parë në Kukës dhe akuzohet për veprat penale “Kryerjes së marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura” dhe vëllain e vajzës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Ngjarja e rëndë është raportuar të ketë ndodhur, më 13 tetor të këtij viti në një fshat të Kukësit. Vetë vajza e mitur denoncoi ngjarjen teksa tha se kishte kryer tre herë marrëdhënie seksuale me Iglin por dy herët e para ka ndodhur me dhunë.
Ajo ja ka treguar edhe të vëllait ngjarjen e rëndë dhe ky i fundit, e ka dhunuar abuzuesin me shufër hekuri. Vetë Igli është shprehur se ngjarja ka ndodhur me dëshirën e të miturës.
“Kam kryer marrëdhënie me vajzën në muajin korrik 2020, pasi ajo më është ulur në prehër dhe më ka puthur befasisht dhe në këtë moment unë i kam thënë: “Çfarë është kjo”, ndërsa vajza ma ka kthyer duke më thënë: ”që herën e parë që të kam parë të kam pëlqyer por s’mund ta shprehja”,”- ka thënë ai. Gjithsesi Gjykata e ka lënë në burg.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Situata me COVID-19 në vendin tonë është alarmante, ku dje u arrit edhe shifra rekord e 694 të infektuarve në 24 orë. Por pavarësisht thirrjeve të ...
SHKODËR– 4 shtetas janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kanë futur një sasi kanabisi në një kovë djathi me qëllim për ta fshehur atë nga kontrollet e ...
ELBASAN– Numri i personave të infketuar me Covisd-19 ka shkuar në 20 në spitalin psikiatrik në Elbasan. Mësohet se mes të infektuarve në këtë spital janë ...
TIRANË- Jashtë kontrollit! Ky është mendimi i parë kur sheh pamjet nga rruga përpara Dispancerisë, me vendodhje tek Poliklinika në Tiranë. Një duzinë me qy...
TIRANË– Ndërkohë që gjyqi ndaj Hashim Thaçit vazhdon live në Hagë, shqiptarët po ‘hanë njëri tjetrin’ në seksionin e komenteve.‘Msohu me shkrujt’, ‘...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzat për të akuzuarit e vrasjes së Jurgen Kurtit, i njohur edhe si “menaxheri i VIP-ave” në kryeqytet. Burime për...
KUKËS-Nëntë mësues dhe një nxënës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në qarkun e Kukësit. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se nga 9 mësuesit e infek...
KORCË– Shtyhet për herë të 4-t gjyqi për llogaritjen e burgut të Zani Caushit. Ky i fundit ka kërkuar përllogaritjen e ditëve të burgut.Seanca është shtyrë...
Në vitin 2012, qeveria Berisha kishte miratuar ndërtimin e një Landfilli të posaçëm për Durrësin, në zonën e Manzës. Vlera e investimit ishte 2.8 miliard...