Politike

“BE refuzoi negociatat”, Pollo: Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë, shkatërroi ëndrrën evropiane

18 Nëntor 2020, 15:06 Nga DOSJA
“BE refuzoi negociatat”, Pollo: Rama po bllokon rrugën

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmet Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, në një deklaratë për mediat ai është shprehur se fajin për këtë e ka Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Siç e kemi mësuar nga lajmet, dje Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër. E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm. Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar. Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka. Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta. Shqiptarët kanë nevojë jo për një qeveri që sheh gjithë ditën interesat personale; por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin në udhën drejt Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo genc pollo

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 13:03

TIRANË– Pas rrëzimit në Komisionin e Ligjeve të Dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, presidenca paralajmëron maxh...