Politike

Petrit Vasili zbaton thirrjen e Metës, kërcënon: Kushdo nga Rilindja që pengon votën, do tu priten duart dhe do burgosen

18 Nëntor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Petrit Vasili zbaton thirrjen e Metës, kërcënon: Kushdo nga

TIRANË– Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka përsëritur thirrjen e Presidentit Meta se kush kërcënon se nëse qytetarëve shqiptarë u ndërrohet vendbanimi me qëllim që ata të pengohen për të votuar, do t’i priten duart.

Do tu priten duart dhe do burgosen! Kushdo nga Rilindja ne Qeveri, qe do guxoje te manipuloje me Gjendjen Civile te qytetareve, duke bere transferime nga nje qytet ne tjetrin me qellim per ti penguar te votojne ta dijne mire se: Do tu priten duart dhe do burgosen”, shkruan Vasili në Facebook.

Ky reagim i Vasilit vjen pas një shkrimi që ka bërë më herët ish-ministri i LSI Vangjel Tavo, i cili shkruan se Gjendja Civile pa dijeninë e tij i ka zhvendosur vendbanimin nga Dropulli në një vend tjetër.

Meta deklaroi muaj më parë se pas 25 prillit vendi do të hyjë në një epokë të re në çdo rrethanë. Ai u tregua i ashpër, duke deklaruar se kush prek një votë duhet ti pritet dora si në mesjetë.

‘Zgjedhjet do të zgjdhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundim të ligjit në vend. Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re në çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk duhet ti preket më! Dhe e dyta një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë.’- eshte shprehur Meta.

(A.b)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta petrit vasili ilir meta petrit vasili

Sondazh

Poll