Negociatat: Pse Bullgaria e Holanda bllokuan konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë
Për presidencën gjermane të BE nuk është një javë e mirë. Të hënën bllokoi Polonia dhe Hungaria buxhetin e BE. Të martën Bullgaria vendosi veto kundër një projekti të vendosur me kohë ne BE. Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.” Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.
Bullgarisht? Maqedonisht?
Maqedonia e Veriut këmbëngul me tone relativisht të forta antibullgare për mëvetësinë e saj kombëtare. Një grindje që zien prej vitesh, por që shumë vende anëtare të BE e mendonin si të shuar. Vetëm pas një grindjeje dhjetëra vjeçare ky vend arriti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut. Tani erdhi vetoja bullgare. Kjo duhet të shkaktojë shumë zhgënjim në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kontribuon në çtensionimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që madje në vitin 2017 nënshkruan edhe një marrëveshje miqësie.
Të hënën tre institute nga Maqedonia e Veriut publikuan një prononcim. “Vendi ynë ka ndryshuar madje emrin i frymëzuar nga premtimet e BE. Për këtë arsye kjo bllokadë e re nuk është vetëm një mashtrim ndaj qytetarëve maqedonas, por edhe tradhti ndaj vlerave europiane”, thuhet në publikimin e Institutit për Demokracinë, të Institutit për Politikën Europiane dhe atij Eurothink në Shkup.
Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se nuk është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, po negociatat nuk mund të fillojnë tani. “Askush nuk ua mohon atyre të drejtën të përcaktojnë vetë kombin e tyre dhe gjuhën e tyre, si të duan, por ne nuk mund të miratojmë, që kjo e drejtë të bazohet në urrejtje, keqinterpretim historik dhe mohimin e Bullgarisë.”
Presidenca gjermane dështon
Që në mars krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhanë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e kujtoi të martën ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. “Kjo është në interesin e thellë të BE që të fillojmë sa më shpejt. Pragmatik dhe me solidaritet.” Ai u shpreh për një “sinjal të qartë të besueshmërisë” dhe theksoi, se stabiliteti dhe demokracia përmes një anëtarësimi në BE kanë rëndësi strategjike për Ballkanin.
Por megjithë deklaratat e Michael Roth, për momentin nuk duket se çelja e negociatave do të bëhet kaq shpejt. Holanda po ashtu ka ende rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ky vend kërkon që Shqipëria të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave. Me Maqedoninë e Veriut holandezët nuk kanë problem. Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para dy javësh, e mohoi se ka ende kushte të hapura. Sipas tij qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Petrit Vasili zbaton thirrjen e Metës, kërcënon: Kushdo nga Rilindja që pengon votën, do tu priten duart dhe do burgosen
TIRANË– Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka përsëritur thirrjen e Presidentit Meta se kush kërcënon se nëse qytetarëve shqiptarë u ndërrohet vendbanim...
COVID dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona, Kuvendi ‘mbyll’ dyert, komisionet do të zhvillojnë punën online (NJOF
TIRANË– Shtimi i rasteve me COVID19 dhe vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në ambiente të mbyllura dhe të hapura me më sh...
‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për Gjendjen Civile, 1 deputet voton pro
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Gjendjen Civile’’. Shumica ve...
Berisha nuk i ndahet Belinda Ballukut: Gjyshi as që e ëndërronte, mbesa shpenzon 200 mijë euro për zyrën luksoze
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka shpenzuar 200 mijë euro për të arreduar zyrën. Gjatë një in...
Pas ngritjes së BKH, Shqipëria si Amerika… deputeti Selami Jenisheri dorëzon draftin në Kuvend: Të lejohen hetuesit priva
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur tashmë si “FBI-ja” shqiptare ende nuk ka përfunduar procesin e zgjedhjes së oficerëve, por Kuvendi po shkon ed...
Meta takon ambasadorin e ri të OSBE, e uron për detyrën: Suksese, duhet të luani një rol më të rëndësishëm në mbësht
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, të cilin e ka uruar për mandatin e saponisur n...
Tabaku: Edi Rama po bllokon integrimin e europian të Shqipërisë, propaganda e tij e rreme u shkërmoq nga ministrat e jashtë
TIRANË-Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon rrugën ...
Skandali me Bankën Botërore, si zhduku Abi Malltezi 27.5 mln euro për menaxhimin e plehrave
Shpesh në media keni vënë re, se dhëndrri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi shkruan me një gjuhë të egër kundër menaxhimit të mbetjeve dhe incener...
Investigimi/ Plehrat bëjnë bashkë Sadri Abazin me Xhelal Mziun, zbulohen abuzimet me kontratën koncesionare
Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kon...