Politike

COVID dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona, Kuvendi ‘mbyll’ dyert, komisionet do të zhvillojnë punën online (NJOF

18 Nëntor 2020, 12:34 Nga DOSJA
COVID dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona, Kuvendi

TIRANË– Shtimi i rasteve me COVID19 dhe vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në ambiente të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 10 persona, ka pezulluar edhe punën në Kuvendin e Shqipërisë.  Nga sot, Kuvendi mbyll dyert për ta kaluar punën Online. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka kërkuar Komitetit të Ekspertëve një deklarim për vijimësinë e seancave. Paraprakisht mësohet se puna do të vijojë normalisht në komisionet parlamentare që do të zhvillojnë seancat online.

NJOFTIMI I KUVENDIT: 

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020. Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit. Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi hyn në “karantinë”. Edhe në muajin mars, pas nisjes së masave shtrënguese në vend, Parlamenti pezulloi për dy muaj punimet në seancën plenare. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbyllet kuvendi mbyllet kuvendi

Sondazh

Poll