Politike

“A do e bosh nje foto me mretin?”/ Ahmetaj ‘meket’ me batutën e qytetarit, sikletoset Rama: Po ça…Hajde bëjmë një

18 Nëntor 2020, 14:31 Nga DOSJA
“A do e bosh nje foto me mretin?”/ Ahmetaj ‘meket’ me

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës ditën e sotme, ku edhe ka vizituar dhe inspektuar nga afër disa pallate të rikonstruktuara pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë vizitës në një prej shtëpive, një prej pronarëve të apartamenteve, i është referuar Ramës si “mreti”, epitet që ka ‘mekur’ së qeshuri ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj. Kreu i qeverisë ka shkrepur dhe poza me vajzën e vogël të shtëpisë.

PJESË NGA BISEDA: 

Rama kur sheh vajzën: Oooo si je ti? Si e ke emrin

Vajza: Mirë. Tamara.

Edi Rama: Me mësime mirë?

Vajza: Po

Edi Rama: Mirë sa, me 10 të gjitha?

Vajza: Po

Edi Rama: Aty më rri. Ishte godit’ gjithandej?

Babai: Mbrapa e kam rregullu vetë.

Edi Rama: E ke marrë grantin e rikonstruksionit?

Babai: Po po. Faleminderit prej jush. Ishte DS-2. O Tamara do e bosh i foto me mretin?

*qesh Ahmetaj

Edi Rama: Ça mreti… Në rregull? Hajde bëjmë një foto. Hajde bëje një selfie se këto… Bëje edhe një me telefonin tënd që të jesh e sigurtë. Se ju jeni njësha. E bën dhe me efekte. Qartë. Ashtu… Ta heqim edhe një pa maskë, se dukem si hajduti që të ka ardhur në shtëpi. Perfekt!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 13:03

TIRANË– Pas rrëzimit në Komisionin e Ligjeve të Dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, presidenca paralajmëron maxh...