Politike

‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për Gjendjen Civile, 1 deputet voton pro

18 Nëntor 2020, 12:28 Nga DOSJA
‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për Gjendjen

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Gjendjen Civile’’. Shumica vendosi për rrëzim të dekretit dhe tashmë ai do të kalojë për votim në seancën e ardhshme në Kuvend.

Gjatë seancës, 14 deputetë votuan kundër dhe vetëm 1 pre tyre votoi pro dekretit dhe një tjetër abstenim.

Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që parashtroi arsyet e kthimit të ligjit ndërkohë nga anëtarët e Komisionit vetëm 1 votoi pro dekretit dhe një abstenim.

Ligji, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit që nuk deklarojnë banesën, por synon të deformojë listat e zgjedhësve. Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile fshehin synimin të çekuilibrojnë numrin e mandateve për secilin qark. Mazhoranca po përdor ndryshimet në ligje për të forcuar pozitat në zonat më pak të favorshme. Do s’postoje militantët drejt zonave ku historikisht ka qenë humbëse. Shpërndarja e mandateve bëhet ekskluzivisht mbi bazën e numrit të shtetasve që kanë regjistruar vendbanimin në secilin qark. Ndryshimi i numrit të shtetasve me vendbanim në secilin qark mund të çojë në ndryshim të përfaqësimit të secilit qark në Kuvend, nëpërmjet uljes apo rritjes së numrit të mandateve përkatës.’- u shpreh Dervishaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekreti i presidentit ilir meta dekreti per gjendjen civile komisioni i ligjeve rrezon dekretin dekreti i presidentit ilir meta dekreti per gjendjen civile komisioni i ligjeve rrezon dekretin

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 07:23

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...