Politike

Rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti/ Rama në Durrës: Në dalje të dimrit 615 pallate do të jenë më të sigu

18 Nëntor 2020, 13:53 Nga DOSJA
Rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti/ Rama në

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës prej nga pa më nga afër punimet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë.

Në praninë e ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj, Rama tha se ndërtimi do të bëhet nga e para e se në mbarim të dimrit do të jenë 615 pallate gati.


“Do të bëhet edhe njëherë analiza për të vendosur, nëse do të realizohet ndërtimi nga e para apo do të realizohet një rikonstruksion i thellë. Dhe në rast se do të bëhet nga e para do të bëhet po këtu. Bashkë me 157 pallatet e dy loteve të fundit, në dalje të dimrit plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurt e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar”, shprehet Rama.

Gjithashtu ai bën me dije se do transformohen mjediset e brendshme dhe pamja e jashtme e pallateve.

458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen krejt mjediset e brendshme dhe pamja e jashtme e pallateve të hershëm, duke krijuar një atmosferë krejt të re në blloqet e banimit.”- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres edi rama ne durres

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 13:03

TIRANË– Pas rrëzimit në Komisionin e Ligjeve të Dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, presidenca paralajmëron maxh...