Politike

Meta pret në zyrë një grup të rinjsh: Këta profesionistë s’e tradhëtuan atdheun! O sot o kurrë, o ju o askush!

18 Nëntor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Meta pret në zyrë një grup të rinjsh: Këta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë një grup tërinj që sipas tij janë profesionistë dhe të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës e që nuk e kanë braktisur atdheun.

Teksa ka publikuar edhe foto me ta, Meta shkruan se Shqipëria do të ndryshojë vetëm falë këtyre të rinjve.

“O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR! Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin. Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.  Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane. Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!”- shkruan ai krah fotove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 13:03

TIRANË– Pas rrëzimit në Komisionin e Ligjeve të Dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, presidenca paralajmëron maxh...