Politike

Pas ngritjes së BKH, Shqipëria si Amerika… deputeti Selami Jenisheri dorëzon draftin në Kuvend: Të lejohen hetuesit priva

18 Nëntor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Pas ngritjes së BKH, Shqipëria si Amerika… deputeti Selami

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur tashmë si “FBI-ja” shqiptare ende nuk ka përfunduar procesin e zgjedhjes së oficerëve, por Kuvendi po shkon edhe më afër SHBA-ve. Një draft i dorëzuar në Kuvend nga deputeti Selami Jenisheri, kërkon krijimin e një Byroje Private Hetimi, e cila do t’i jepte mundësinë sipas projektligjit në fjalë qytetarëve që të hetonin privatisht, pasi strukturat shtetërore të hetimit kanë mangësi.

PJESË NGA PROJEKTLIGJI:

“Shërbimi i “Detektivit Privat” ofrohet nga subjekti privat i licensuar i cili: heton dhe jep informacion në lidhje me karakterin ose veprimet e një personi, ose natyrën e biznesit ose profesionit të një personi etj. Kontrollon shkelësit kundër ligjit ose personat e humbur ose pronën. Kryen blerje ose shërbime të tjera në rroba civile ose të thjeshta për një klient, me qëllimin e raportimit ndaj klientit për sjelljen, integritetin ose besueshmërinë e punonjësve të klientit ose personave të tjerë. Kryen shërbime në rroba civile ose të thjeshta për parandalimin osë zbulimin e vjedhjeve.

Ndjehet një vakum, lidhur me shume raste të pazbardhura apo pushime të njëpasnjeshme të çështjeve për mungese provash. Pavarësisht, hetimet e kryera lënë për të dëshiruar. Kjo mungesë apo dobësi në hetim, në mbledhjen e provave dhe fakteve të ndryshme shpie gradualisht në hapësirën e shumëpërmendur të korrupsionit në keto mekanizma shtetërore. Për këtë arsye, organizimi dhe funksionimi i profesionit të detektivit privat konsiderohet një domosdoshmëri për realitetin Shqiptar dhe jo vetëm. Ka ardhur koha, që ky zinxhir hetimi të plotesohet me të gjitha hallkat e tij ligjore, në menyre që të mundësohet avancimi i sundimit të ligjit, eleminimi i korrupsionit dhe ndërgjegjësimi i qytetareve për të zbatuar ligjin, si dhe besimi tek ky i fundit të kthehet në një realitet të prekshem.

Hetimi privat në Shqipëri është i ndaluar dhe quhet një shkelje e ligjit. Nëse ky draft kalon në Kuvend, atëherë krahas BKH do të kemi edhe BPH, Byroja Private e Hetimit, e cila do të ketë në terren dedektivë privatë, të cilët deri më sot kanë hetuar çështjet e tradhtive bashkëshortore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bkh byroja private e hetimit dedektivet private ne shqiperi selami jenisheri bkh byroja private e hetimit dedektivet private ne shqiperi selami jenisheri

Sondazh

Poll

Politike 18 Nëntor 2020, 07:23

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...

Politike 17 Nëntor 2020, 21:58

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka akuzuar  akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe ...