Meta takon ambasadorin e ri të OSBE, e uron për detyrën: Suksese, duhet të luani një rol më të rëndësishëm në mbësht
18 Nëntor 2020, 11:22Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, të cilin e ka uruar për mandatin e saponisur në Shqipëri.
Të dy të pajisur me maska, diskutuan në lidhje me rëndësinë që OSBE ka në Shqipëri.
Meta bën me dije se iu është drejtuar De Moncao duke i thënë se duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Mesazhi i presidentit:
Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilëm aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon rrugën ...
Shpesh në media keni vënë re, se dhëndrri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi shkruan me një gjuhë të egër kundër menaxhimit të mbetjeve dhe incener...
Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kon...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën ‘Shyqyri Peza’ në Kombinat vijon mësimi me 4 turne. Zëdhënësja e Partisë, Ina Zhupa ishte e pranishm...
TIRANË– Do të rimbursohet 100% paketa bazë e trajtimit ambulator në banesë , për personat e prekur me COVID-19. Kjo u tha ditën e sotme nga kryeminstri Edi...
TIRANË– Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë është shtyrë për të disatën herë. Burime nga Bruksel shpjegojnë për Lapsi.al se 5 vende të BE janë t...
Politike18 Nëntor 2020, 07:23
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...
TIRANË– Debat në studio mes Ilir Pecnikajt dhe shefit të Urgjencës, Skënder Brataj. Të dy, të ftuar në emisionin “Opinion”, janë përplasur lidhur me numrin...
Politike17 Nëntor 2020, 21:58
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka akuzuar akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe ...