Tabaku: Edi Rama po bllokon integrimin e europian të Shqipërisë, propaganda e tij e rreme u shkërmoq nga ministrat e jashtë
18 Nëntor 2020, 11:16Nga DOSJA
TIRANË-Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon rrugën e Shqipërisë drejt integrimit.
Më tej Tabaku shprehet se refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.
‘Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë. Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama.’- shkruan Tabaku.
Postimi i plotë i Tabakut:
Edi Rama tradhëtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim! Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare. Tradhëtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim. Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman Qe këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus. Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, funksionimi i Gjykates se Larte dhe Kushtetuese, plani i veprimit per pastrimin e parave, ligji i medias dhe minoritetet! Te gjitha pergjegjesi politike e ER! Tradhëtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte. Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhëtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë. Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama. Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shpesh në media keni vënë re, se dhëndrri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi shkruan me një gjuhë të egër kundër menaxhimit të mbetjeve dhe incener...
Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kon...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën ‘Shyqyri Peza’ në Kombinat vijon mësimi me 4 turne. Zëdhënësja e Partisë, Ina Zhupa ishte e pranishm...
TIRANË– Do të rimbursohet 100% paketa bazë e trajtimit ambulator në banesë , për personat e prekur me COVID-19. Kjo u tha ditën e sotme nga kryeminstri Edi...
TIRANË– Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë është shtyrë për të disatën herë. Burime nga Bruksel shpjegojnë për Lapsi.al se 5 vende të BE janë t...
Politike18 Nëntor 2020, 07:23
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.Basha shkruan në Twitter dhe...
TIRANË– Debat në studio mes Ilir Pecnikajt dhe shefit të Urgjencës, Skënder Brataj. Të dy, të ftuar në emisionin “Opinion”, janë përplasur lidhur me numrin...
Politike17 Nëntor 2020, 21:58
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka akuzuar akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim në çështjen e integrimit europian dhe ...