Aktualitet

‘Folni për vete jo për të tjerët’/ Shqiptarët nuk mbahen! Ndjekin gjyqin në Hagë, ‘vërshojnë’ komentet negative

18 Nëntor 2020, 12:05 Nga DOSJA
‘Folni për vete jo për të tjerët’/

TIRANË– Ndërkohë që gjyqi ndaj Hashim Thaçit vazhdon live në Hagë, shqiptarët po ‘hanë njëri tjetrin’ në seksionin e komenteve.

Msohu me shkrujt’, ‘Jam nga Shqipëria jetoj jashtë por kurrë nuk kam par krimet e serbëve në kosovë gjatë luftës jam sëmur me melankoli e spo marr veten’

‘Folni për vete jo për të tjerët’, ‘Oj ti laura ska shku aty thaci me la hesape per korrupsion per per serb’

”une po lessi shum pollavra. kat krejt qa jon atm jon ka gjykohen kenra krimeve ndaj shqipetarve apo kundershtarve politik eko kunder serve tjat luftes.’

​’mlidhuni e shkoni ne tiran bojeni problem vetem ashtu mund ti mbroni Ata ne hag’-janë disa nga komentet e njerëzve që po e ndjekin seancën live në Youtube.

Ish-Presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë ditë e sotme, për herë të dytë para tribunalit të Hagës. Gjyqi ndaj katër zyrtarëve nisi me 45 minuta me vonesë.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komentet ne youtube kosova ne hage komentet ne youtube kosova ne hage

Sondazh

Poll