Aktualitet

Nëntë mësues dhe një nxënës në Kukës të infektuar me Covid-19, Prefekti: Problematik vijon të mbetet mosrespektimi i m

18 Nëntor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Nëntë mësues dhe një nxënës në Kukës

KUKËS-Nëntë mësues dhe një nxënës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në qarkun e Kukësit. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se nga 9 mësuesit e infektuar dy janë në Has, ndërsa të tjerët në Kukës.

Të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar pasi daljes së rezultatit të tamponëve. Gjithashtu në Tropojë, një edukatore është infektuar me Covid-19. Në lidhje me këto raste Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha se nuk janë varta problematike pasi janë të izoluara. Ai gjithashtu tha se e vetmja problematik në të gjithë rajonin është mos respektimi i masave nga qytetarët.

 “Problematik vijon të mbetet mosrespektimi i masave nga qytetarët. Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, një pjesë e qytetarëve nuk i vendosin maskat mbrojtëse ose i mbajnë poshtë mjekrës ndërsa lëvizin në rrugët e qyteteve te qarkut Kukes,” u shpreh Kuçana.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 29,126 persona të infektuar me Covid-19 ndërsa 637 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nente mesues te infektuar ne kukes zenel kucana nente mesues te infektuar ne kukes zenel kucana

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:36

TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:29

TIRANE– Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cov...