Pëndjekje, shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dhunë në familje, arrestohen katër persona nga Policia e Tiranës
Tiranë
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe metadon.
Nga Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, u kap shtetasi në kërkim A. S., 26 vjeç, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Gj.(D.), 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në rrugën “Ali Baushi” u godit një tjetër rast, duke kapur dhe vënë në pranga shtetasin Xh. H., 34 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. T., 45 vjeç, pasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilën ia ka blerë shtetasit Xh. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga shtëpia
TIRANË– Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.Kështu parashikojn...
Nën hetim nga SPAK për korrupsion/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Mimoza Margjekës, shkak mungesa e gjyqtares
TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Margjeka. Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares pasi ështe e infektuar me COVID.Margjeka akuzohe...
Vrau Ahmet Toskën në sy të gruas, autori lihet në burg por mohon akuzat, Fatmir Hoxhaj: Jam i pafajshëm, atë ditë më zur
FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arr...
Agron Duka rezulton pozitiv me koronavirus, karantinohet në banesë
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që ...
OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafikim lëndësh narkotike në Fushë Krujë dhe Durrës (EMRAT)
TIRANË– OFL kërkon nga dy shtetas në Fushë Krujë dhe Durrës që të deklarojnë pasuritë e tyre.Ata janë Shkëlqim Miri dhe Adem Keçi të dy të dën...
“Audi” që u dogj në Vlorë, i përket estetistes Ernela Habilaj, familjes së 32-vjeçares i vunë tritolin në shtëpi pa
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me ...
Të pasurit shkojnë jashtë! Zbardhen shifrat zyrtare: Një pacient në ditë niset me çarter spitalor për kurim nga Shqipër
TIRANË– Pandemia e COVID-19, risolli qysh në muajin mars 2020 në vëmendje të shtypit botëror, faktin se përtej fatkeqësisë së përbashkët, të pasurit do të ...
Munguan avokatët mbrojtës, shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit
TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Mësohet se gjyqi i dit...