Shifrat për procesin e identifikimit biometrik të zgjedhësve/ KQZ merr përgjigje nga 6 kompani, pret oferta nga të tjera
18 Nëntor 2020, 10:49Nga DOSJA
TIRANË– KQZ është në procesin e përllogaritjes së vlerës financiare së pritshme të kontratës për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike të Identifikimit, që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021.
Kështu, nga 20 kompani ndërkombëtare dhe shqiptare që KQZ u ka dërguar kërkesë, 6 të parat kanë kthyer përgjigje.
5 kompani të huaja me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, kanë kërkuar nga 15 milion euro deri në 28. Kompania e gjashtë, një kompani shqiptare është e vetmja që ka paraqitur ofertën më të ulët, raporton ABC Neës. Kompania shqiptare TCN kërkon 14 milionë euro për dhënien e pajisjeve të saj me qera për zgjedhje, ose 17 milionë euro nëse KQZ do t’i blejë pajisjet. Dy nga 5 kompanitë e huaja kanë ofruar 15 milion euro secila, kurse tre të tjerat respektivisht 20 milion euro, 24 milion euro dhe 28 milion euro.
Me qëllim nisjen e procedurës së prokurimit për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, dhe për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar këtyre kompanive listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve të përcaktuara me vendim të Komisionit Rregullator.
KQZ pret informacion dhe nga 14 kompani të tjera, të cilat pritet të dorëzojnë ofertë më të ulët ose më të lartë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Avokatja e Fatmir Hoxhajt, të akuzuarit për vrasjen e Ahmet Toskës, Rovena Marku ka deklaruar se klienti i saj ishte në Itali, në momentin që ka mar...
TiranëKapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Prodhi...
Aktualitet18 Nëntor 2020, 10:36
TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...
Aktualitet18 Nëntor 2020, 10:29
TIRANE– Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cov...
TIRANË– Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.Kështu parashikojn...
TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Margjeka. Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares pasi ështe e infektuar me COVID.Margjeka akuzohe...
FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që ...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me ...