Aktualitet

Shitja e bombolave të oksigjenit me qindra euro nëpër faqe online, prokuroria nis hetimin, shkak akuza e dy vëllezërver që

18 Nëntor 2020, 10:50 Nga DOSJA
Shitja e bombolave të oksigjenit me qindra euro nëpër faqe

TIRANË- Situata me shitjen e bombolave të oksigjenit në vendin tonë është alarmante. Nga Fieri kanë ardhur dje dëshmi tronditëse, sesi të sëmurët me COVID-19 blejnë bombola oksigjeni nga pikat e saldimit dhe më pas i transformojnë ato në aparate oksigjeni. Sot, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për shitjen e bombolave të oksigjenit në faqet online, përfshirë këtu edhe pikat e saldimit, dhe reklamimin në Facebook.

Mosshtrimi i të prekurve në spitale ka krijuar një treg të zi të shitjes së bombolave të oksigjenit, të cilat sipas burimeve shiten rëndomë në internet. Këto aparate në këto faqe shiten me vlera që variojnë nga 500 deri në 800 euro, por edhe me qira ditore në çmimin 100-120 euro. 

Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se indicia e parë për organin e akuzës erdhi nga një kallëzim i tri javëve më parë. Dy vëllezër kishin të sëmurë babain e tyre me COVID-19 dhe kishin blerë një aparat oksigjeni në Facebook. 

Ata kallëzuan në prokurori faqen ku blenë aparatin, ndërsa deklaronin se babai u dërgua në spital 4 ditë para se të ndërronte jetë. Në lupën e prokurorisë është edhe rasti i të dielës, ku një të moshuari i shpërtheu bombola e oksigjenit. 

Autoritetet prej disa javësh iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzimeve dhe se trajtimi ambulator në shtëpi nuk mund të bëhet pa asistencën e mjëkëve. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bombolat e oksigjenit koronavirusi ne shqiperi tregu i zi i ilaceve covid bombolat e oksigjenit koronavirusi ne shqiperi tregu i zi i ilaceve covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:36

TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:29

TIRANE– Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cov...