Aktualitet

Për mbetjet e Durrësit, qeveria e Berishës do të ndërtonte landfill në Manëz me vlerë 65 milionë euro

18 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Për mbetjet e Durrësit, qeveria e Berishës do të

Në vitin 2012, qeveria Berisha kishte miratuar ndërtimin e një Landfilli të posaçëm për Durrësin, në zonën e Manzës. Vlera e investimit ishte 2.8 miliardë lekë, ose 22 milionë euro pa TVSH.

Projekti mbeti pezull pasi e djathta humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe doli në opozitës. Me dërgimin e mbetjeve në Sharrë, 22 milionë eurot e projektit janë para të kursyera, pasi vetë Banka Gjermane KFV, nëpërmjet një studimi të kryer, rekomandon që Durrësi dhe Tirana të kenë vetëm një vend për trajtimin e mbetjeve, Sharrën.

Sot, hidhen akuza për tarifën e Sharrës që është më e lira në Evropë. Por, projekti i Manzës, që parashikonte thjesht depozitim, kishte të parashikuar një tarifë prej 3.747 lekësh, ose 30 euro.

Nëse e llogarisim për 200 ton mbetje në ditë që prodhon Durrësi, kostoja do të shkonte plot 6 mijë euro. Për një vit, rreth 2.2 milionë euro dhe në 30 vite të kontratës plot 65 milionë euro. Shtuar paratë e investimit që do të paguheshin nga shteti, shuma shkonte në rreth 100 milionë euro.

Për më tepër, landfilli do të kishte vetëm 20 vite jetë. Mbetjet nuk do të trajtoheshin por do të krijonin një kodrinë të izoluar me plehra/Top Story.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet landfill ne manze top story landfill ne manze top story

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:36

TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:29

TIRANE– Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cov...