Aktualitet

Iu gjetën gjurmë baruti në rroba, avokatja e Fatmir Hoxhajt: Nuk është provë e mjaftueshme, kur mori vesh se po kërkohej

18 Nëntor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Iu gjetën gjurmë baruti në rroba, avokatja e Fatmir Hoxhajt: Nuk

FIER– Avokatja e Fatmir Hoxhajt, të akuzuarit për vrasjen e Ahmet Toskës, Rovena Marku ka deklaruar se klienti i saj ishte në Itali, në momentin që ka marrë vesh që po kërkohej nga policia.

Pas seancës gjyqësore, ku Hoxhaj u la në burg, Marku u shpreh se kërkoi një masë më të butë, pasi sipas saj, e vetmja provë që ka prokuroria kundër Hoxhajt, është fakti se në rroba i janë gjetur gjurmë nitrati.

“Ne kërkuam që të vendosej një masë me e butë për shkak se sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një dyshim i arsyeshëm, ndaj kërkuam detyrim paraqitje ose arrest ne shtëpi. Provat e paraqitura nga prokuroria kanë qenë kamerat e sigurisë së lagjes që ishin marrë në pika të ndryshme. Kishte disa mbetje nitrati në rrobat e të pandehurit, por që vetëm me disa grimca nitrati, nuk përbën ndonjë dyshim të arsyeshëm. Ka pasur një alibi. Por edhe për shkak të ngarkesës emocionale, nuk mund të rendiste këto prova. Madje me ato që tha përgjatë çështjes, rezulton se kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë informacion se policia i kishte shkuar për kontroll në banesë dhe është rikthyer me dëshirën e tij,”- tha Marku ndër të tjera.

Fatmir Hoxhaj u la sot në burg, vetë ai, para trupës gjyqësore deklaroi se ka fjetur gjumë deri në orën 08;00 ditën e krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmeto toska fatmir hoxhaj rovena marku ahmeto toska fatmir hoxhaj rovena marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:36

TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:29

TIRANE– Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme është mbyllur zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cov...