Aktualitet

Vrasja e menaxherit të VIP-ave, pushohen akuzat për të pandehurit, ‘ekzekutori’ shpëton nga arresti me burg

18 Nëntor 2020, 11:38 Nga DOSJA
Vrasja e menaxherit të VIP-ave, pushohen akuzat për të

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzat për të akuzuarit e vrasjes së Jurgen Kurtit, i njohur edhe si “menaxheri i VIP-ave” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se akuza ka rrëzuar pretendimet për Olsi Qalliajn, Elsi Levendin, dhe Alesio Berberin. Po ashtu, prokuroria ka shfuqizuar masën e sigurisë “Arrest me burg në mungesë” për Klodian Banen, i njohur edhe si “Buxhaku”. Baxhaku deri më tani ishte menduar se ishte ekzekutori i Jurgen Kurtit, e kësisoj për gati një vit e gjysmë që pas vrasjes, i riu ka qendruar në arrati.

Por pse shpëtuan të akuzuarit? 

Një vit më parë, në shtator të 2019-ës, Gjykata e Apelit liroi për mungesë provash Olsi Qalliajn dhe Alesio Berberin. Në burg qëndroi vetëm Elsi Levendi, pasi mbi të rëndon akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, për shkak të gjetjes së një pistolete TT pa leje në momentin e arrestimit. Ndërsa, gjatë hetimeve nuk u provua lidhja e të pandehurve me vrasjen, pasi gjatë verifikimit ditën e vrasjes, më 18 mars 2019, Olsi Qalliaj ishte në Fier në momentin e ngjarjes.

Jurgen Kurti, djali i njohur i klubeve dhe jetës së natës në Tiranë, u vra më 18 mars 2019 në afërsi nr. 8, sapo kishte dalë nga palestra. Pista kryesore e prokurorisë është se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve për territorin e shpërndarjes së drogës në klubet e natës në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi ekzekutimi i jurgen kurtit elsi levendi jurgen kurti klodian bane olsi qalliaj alesio berberi ekzekutimi i jurgen kurtit elsi levendi jurgen kurti klodian bane olsi qalliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 10:36

TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në ...