Nën hetim nga SPAK për korrupsion/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Mimoza Margjekës, shkak mungesa e gjyqtares
18 Nëntor 2020, 10:10Nga DOSJA
TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Margjeka. Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares pasi ështe e infektuar me COVID.
Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion. Nga përgjimet doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.
Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që ...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me ...
TIRANË– Pandemia e COVID-19, risolli qysh në muajin mars 2020 në vëmendje të shtypit botëror, faktin se përtej fatkeqësisë së përbashkët, të pasurit do të ...
TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Mësohet se gjyqi i dit...
TIRANË– Akademiku Artan Fuga, do të dalë vullnetar për të bërë vaksinën për COVID-19, kur të vijë në Shqipëri.Ata që kanë frikë se mos i injektojnë 5G të h...
Emisioni Top Story në Top Channel nxori në pah sesi bashkitë që drejtohen nga socialistët kanë abuzuar me plehrat e qytetit, duke rritur artificialisht sasinë p...