Aktualitet

Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga shtëpia

18 Nëntor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga

TIRANË– Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.

Kështu parashikojnë ndryshimet në Ligjin për masat Kundër Dhunës në Familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020. Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë (18 nëntor 2020).

Gazetari Adriatik Doci bën të ditur se ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë.

Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debimi nga banesa dhune ne familje debimi nga banesa dhune ne familje

Sondazh

Poll