Aktualitet

Vrau Ahmet Toskën në sy të gruas, autori lihet në burg por mohon akuzat, Fatmir Hoxhaj: Jam i pafajshëm, atë ditë më zur

18 Nëntor 2020, 09:57 Nga DOSJA
Vrau Ahmet Toskën në sy të gruas, autori lihet në burg por

FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç shihet dhe në video, Hoxhaj shfaqet kokëulur teksa ngjit shkallët e gjykatës, ndërkohë që mban edhe maskën anti-covid të vënë.

Përpara togave të zeza, Hoxhaj ka mohuar akuzat. Ai është shprehur se ditën e krimit ka fjetur gjumë deri në orën 08:00, dhe nuk e ka bërë ai vrasjen. 

“Jam i pafajshëm, atë ditë më zuri gjumi, fjeta deri në 08:00,”- është shprehur ai.

Pavarësisht dëshmisë, Hoxhaj është lënë në burg. Avokatja e Fatmir Hoxhajt, Rovena Marku ka deklaruar se klienti i saj ishte në Itali, në momentin që ka marrë vesh që po kërkohej nga policia. Pas seancës gjyqësore, Marku u shpreh se kërkoi një masë më të butë, pasi sipas saj, e vetmja provë që ka prokuroria kundër Hoxhajt, është fakti se në rroba i janë gjetur gjurmë nitrati. 

Hoxhaj u arrestua më 15 nëntor. Ai akuzohet si autor i vrasjes së Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier dhe po gjykohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën. Ende nuk ihen shkaqet e këtij krimi.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fatmir hoxha ahmet toska fatmir hoxha

Sondazh

Poll