TIRANË– Policia e Shtetit ka mundur të parandalojë një rast të trafikut të armëve dhe municioneve. Një 33-vjeçar është arrestuar nga blutë në efektivët blu në vendin e njohur si “kryqëzimi i Sukthit”. T.C, u ndalua teksa po lëvizte me makinën e tij tip “Benz”, dhe gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri automatik, 2 kallëp tritoli, 6 karikator dhe municion luftarak që dyshohet se do t’i shiste kundrejt fitimit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Durrës Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Kryqëzimi”. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 2 kallëp tritoli, 6 karikator dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete dhe rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: T. C., 33 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndjekur shtetasin T. C., i cili po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ligji hyn në fuqi: Burrat që rrahin gratë do dëbohen nga shtëpia
TIRANË– Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.Kështu parashikojn...
Nën hetim nga SPAK për korrupsion/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Mimoza Margjekës, shkak mungesa e gjyqtares
TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Margjeka. Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares pasi ështe e infektuar me COVID.Margjeka akuzohe...
Vrau Ahmet Toskën në sy të gruas, autori lihet në burg por mohon akuzat, Fatmir Hoxhaj: Jam i pafajshëm, atë ditë më zur
FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arr...
Agron Duka rezulton pozitiv me koronavirus, karantinohet në banesë
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që ...
OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafikim lëndësh narkotike në Fushë Krujë dhe Durrës (EMRAT)
TIRANË– OFL kërkon nga dy shtetas në Fushë Krujë dhe Durrës që të deklarojnë pasuritë e tyre.Ata janë Shkëlqim Miri dhe Adem Keçi të dy të dën...
“Audi” që u dogj në Vlorë, i përket estetistes Ernela Habilaj, familjes së 32-vjeçares i vunë tritolin në shtëpi pa
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me djegien e makinës së 32-vjeçares në Vlorë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Ernela Habilajt, me ...
Të pasurit shkojnë jashtë! Zbardhen shifrat zyrtare: Një pacient në ditë niset me çarter spitalor për kurim nga Shqipër
TIRANË– Pandemia e COVID-19, risolli qysh në muajin mars 2020 në vëmendje të shtypit botëror, faktin se përtej fatkeqësisë së përbashkët, të pasurit do të ...
Munguan avokatët mbrojtës, shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit
TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Mësohet se gjyqi i dit...
Zbardhet pas 20 muajsh abuzimi seksual në Krujë, 56-vjeçari përdhunoi të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e la s
KRUJË– Një 56-vjeçar nga Kruja, është vënë në pranga një ditëmë parë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 24-vjeçare me probleme të...