Aktualitet

Po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 1 mijë eurove, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana

17 Nëntor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm në këmbim

KORÇË– Një 20-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi është kapur transportuar emigrant të paligjshëm. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasi A. K, banues në Tiranë. Mësohet se i riu është kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas. Blutë bëjnë me dije se 20-vjeçari po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni “Perimetri”.

Në kuadër të tij goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20 vjecari ne korce arrestohet 20 vjecari ne korce

Sondazh

Poll