Aktualitet

Covid nuk ndalet më! I merr jetën 28-vjeçares shtatzënë, mjekut dhe pedagoges, infektohet shefja e epidemiologjisë në Shk

17 Nëntor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Covid nuk ndalet më! I merr jetën 28-vjeçares

TIRANË– Shifrat e viktimave të Covid-19 po rriten ndjeshëm! Ditën e sotme kanë ndërruar jetë tre persona nga virusi, si dhe janë infektuar qindra të tjerë. Vajza 28 vjeçare e cila ishte 5 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë pasi ishte e infektuar me virus. Ajo neglizhoi ndihmën e bluzave të bardha duke dashur të mjekohej ne shtëpi mirëpo pasi gjendja e saj u rëndua u transportua menjëherë në spital aty ku dhe humbi jetën pas hemorragjisë.

Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha! Mjeku Ilirjan Draçi ndërroi jetë sot pas infektimit me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkroi se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë. Postim prekës për ndarjen e mjekut nga jeta bëri dhe bashkëshortja e tij Parashqevi Proda. Ajo shkruante dhe lutej që Zoti t’i jepte një mundësi të dytë, të shikonte sërish dritën në agim. Një tjetër humbje jete ishte ndarja nga jeta e profesores së Ekonomikut, Irena Bogdanit. Arsimtarja gjithashtu ishte duke luftuar me virusin mirëpo siç e bëri të ditur universiteti dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Bogdani humbi jetën në moshën 62 vjeçare.

Shefja e Epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19. Të njëjtën diagonzë ka dhe moderatorja sportive Lei Kraja. Të dyja ndodhen të karantinuara dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e sotme ndërruan jetë 6 persona të prekur nga pandemia e koronavirusit si dhe 694 qytetarë u infektuan. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 637 ndërsa rastet aktive në të gjithë Shqipërinë kanë shkuar në 14,685.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll