Aktualitet

Pse vonohet përgjigjia e tamponit? Fico: Nëse ndjeheni pa qejf, izolohuni, është përgjegjësia juaj

17 Nëntor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Pse vonohet përgjigjia e tamponit? Fico: Nëse ndjeheni pa qejf,

TIRANË– Ekspertja e ISHP-së, Albana Fico është pyetur sërish për vonesat e përgjigjeve të tamponëve në spitalet laboratorin shtetëror. Gjatë konferencës me gazetarët, teksa theksoi masat e tjera të shtuara , Fico tha se tanimë, siç është deklaruar edhe më herët, janë dy pajisje në laborator që merren me analizat dhe se nuk do të ketë më vonesa.

 


Gjithsei, sipas Ficos, nëse keni simptoma, duhet të izoloheni menjëherë.

“Nëse një person ndjehet pa qejf, ndjen që ka simptoma të Covid-19 është përgjegjësia e tij të izolohet deri në momentin që të dalë përgjigjia e tamponit,”- tha ajo.

E pyetur për rastet që vërtet mund të kenë simptoma të tilla, por që mund të mos jenë të infektuar e të kenë grip të zakonshëm, ekspertja e ISHP-së tha se përgjegjësia për infektimin e të tjerëve në masë, nëse nuk bëhet izolimi, bie mbi vetë qytetarët. 

“Mund të ndodhë, por në rastin e mos izolimit dhe të qenit i infektuar, përgjegjësia mbi kalimin e virusit tek qytetarët e tjerë, bie mbi ju,”- tha Fico më tej.

LAJM KRYESOR: Shtrëngohen sërish masat! Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë dhe konferencat e mbledhjet partiake, Fico: Shkollat nuk janë vatër Covid-19, me kujdes në urbane, asgjë s’është e shkruar në gur

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll