Aktualitet

Hiqet ose përgjysmohet tarifa e arsimit parashkollor për kategoritë në nevojë, Bashkia Durrës tregon kush përfiton

17 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Hiqet ose përgjysmohet tarifa e arsimit parashkollor për

DURRËS– Bashkia Durrës nëpërmjet një urdhri ka përjashtuar ose ka përgjysmuar me 50% tarifën për arsimin parashkollor për gjashtë kategori të familjet në nevojë.

Sipas njoftimit të bërë zyrtar nga bashkia prindërit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim të fëmijëve sipas këtyre lehtësimeve, pranë kopshteve në vendbanimet e tyre.

Gjashtë kategoritë e fëmijëve që përfitojnë arsim falas parashkollor ose me tarifë të reduktuar.

1.Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike të përjashtohen nga detyrimi mujor.
2.Familjet me binjakë e lart paguajnë vetëm për njërin fëmijë.
3.Familje të cilët kanë një prind invalid (me komision mjeko ligjor) dhe tjetrin të papunë (vërtetim nga zyra punës ) përfitojnë 50% reduktim nga detyrimi mujor.
4.Fëmijë të vajzave nëna, sipas statusit në regjistrat e Gjendjes Civile përfitojnë gjithashtu 50% reduktim nga detyrimi mujor.
5.Familjet ku vetë fëmija që ndjek institucionet arsimore parashkollore është me aftësi të kufizuar të vërtetuar me komision mjeko-ligjor, përfitojnë 50% reduktim nga detyrimi mujor.
6.Fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian përfitojnë 50% reduktim nga detyrimi mujor.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres tarifa e arsimit parashkollor bashkia durres tarifa e arsimit parashkollor

Sondazh

Poll