Aktualitet

A do mbyllemi si Greqia dhe Italia? Fico: Është opsioni i fundit për ne

17 Nëntor 2020, 14:52 Nga DOSJA
A do mbyllemi si Greqia dhe Italia? Fico: Është opsioni i fundit

TIRANË– Albana Fico e ka konsideruar si ospionin e fundit, mbylljen totale të Shqipërisë.

Në një konferencë me gazetarët, teksa dha lajmin për shtrëngimin e masave, Fico u shpreh se Shqipqria ka qenë mjaft e organizuar në kapacitetet spitalore dhe në monitorimin e situatës, për të mos arritur në mbyllje totale.

“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masën situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin të vazhdojmë duke monitoruar javë pas jave. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme,”- tha Fico.

LAJM KRYESOR: Shtrëngohen sërish masat! Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë dhe konferencat e mbledhjet partiake, Fico: Shkollat nuk janë vatër Covid-19, me kujdes në urbane, asgjë s’është e shkruar në gur

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll