Aktualitet

Nuk mbanin maska, gjobiten 592 qytetarë me nga 3 mijë lekë dhe një biznes me 1 mln lekë, 9 persona u ndëshkuan sepse thyen

17 Nëntor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Nuk mbanin maska, gjobiten 592 qytetarë me nga 3 mijë lekë dhe

TIRANË- Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 592 persona me 3,000 lekë pasi nuk mbanin maskë. Nga këta persona 6 janë shoqëruar në rajon për shkak se kanë refuzuar që të tregojnë mjetin e identifikimit pononjësve të rendit. Në njoftimin e policisë gjithashtu thuehet se një person është gjobitur me masën administrative 1 milion lekë pasi nuk kishte respektuar masat anti-Covid në lokalin e tij. 9 persona të tjerë janë dënuar më masën administrative prej 10. 000 lekë për shkak se u kapën duke lëvizur pas orën 22:00.


Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 592 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Masë administrative 1.000.000 lekë, për një subjekt që nuk respektoi masat anticovid.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 592 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(I.A/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobe per mos mbajtje maske policia e shtetit gjobe per mos mbajtje maske policia e shtetit

Sondazh

Poll