Aktualitet

Detajet mbi vdekjen e 28 vjeçares, flasin familjarët: Ilaçet ndikonin te shtatzania, u infektua pas ndërhyrjes në dhëmball

17 Nëntor 2020, 14:42 Nga DOSJA
Detajet mbi vdekjen e 28 vjeçares, flasin familjarët: Ilaçet

TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vdekjen e vajzës 28 vjeçare që ishte e infektuar me covid si dhe 5 muajshe shtatzënë.

Familjarët e Emanuela Dalipit kanë treguar se para një muaji ajo bëri një ndërhyrje në dhëmballë. Pas saj është vizituar sërish dhe i thanë që duhet të merrte mjekim për azëm e më pas është dërguar në spitalin Covid.

E reja ishte 5-muajshe shtatzënë. Para një muaji kishte pasur një ndërhyrje në një dhëmballë, pas problemeve, dhe prej asaj kohe ka pasur dhimbje të vazhdueshme koke. Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë, ku mjeku i ka dhënë mjekim për azëm. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid-1, ku është trajtuar për një javë. Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia, duke i bërë që fëmija t’i ngjitej lart dhe vajza kishte anoreksi, nuk hante. Për këtë, ajo është futur në operacion për t’i nxjerrë fëmijë nga barku, pasi vështirësohej jeta e të dyve. Dy ditë më parë ajo është futur në operacion, ku fëmija i ka lindur i vdekur” janë shprehur familjarët.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emanuela dalipi nderron jete 28 vjecarja shtatezene emanuela dalipi nderron jete 28 vjecarja shtatezene

Sondazh

Poll