Aktualitet

Djali i kryeministrit Rama infektohet me Covid-19, Gregu trajtohet tek “Shefqet Ndroqi”: Virus i pabesë, falenderoj mjekët

17 Nëntor 2020, 14:22 Nga DOSJA

TIRANË– Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gregu bën me dije se e ka kaluar tashmë koronavirusin dhe se është trajtuar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’.

Djali i numrit një të qeverisë falenderon mjekët dhe infermierët që ajnë kujdesur për të dhe shton se tashmë ndihet shumë më mirë.

“Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”- shkruan Rama në Instastory.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greg rama infektohet greg rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama greg rama infektohet greg rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll