Aktualitet

Shtrëngohen sërish masat! Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë dhe konferencat e mbledhjet p

17 Nëntor 2020, 14:35 Nga DOSJA
Shtrëngohen sërish masat! Ndalohet grumbullimi i më shumë se

TIRANË– Shtrëngohen sërish masat në Shqipëri. Këtë herë, Komiteti Teknik i Ekspertëve që po minotoron situatën e infektimeve me koronavirus ka vendosur që të ndalojë grumbullimet me më shuëm se 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Përmes një konference me gazetarët, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja, teksa shtoi se këto masa kanë ardhur si pasojë e shtimit të numrit të të infektuarve, që ka shkuar në 504 për 100 mijë banorë. Fico shtoi se edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ka pësuar rritje, duke lënë vetëm 20-25% të kapaciteteve të lira.

Fico shtoi se spitalet rajonale janë gati për tu hapur në momentin që do të jenë ezauruar të katër spitalet Covid. Sipas Ficos, terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacientqve në kujdes intensiv. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%. E pyetur nga gazetarët, nëse do të ketë mbyllje totale të dytë, ekspertja e ISHP-së, tha se kjo gjë është opsioni i fundit për Shqipërinë. Edhe për mbylljen e shkollave, Fico tha se asgjë nuk është e shkruar në gur, por që deri më tani, nuk janë konsideruar vatra infeksioni. Ajo shtoi se masat janë marrë, përhapja tek fëmijët është shumë e vogël, dhe mësuesit e infektuar me Covid-19, janë zëvendësuar.

Për urbanët, e pyetur se si do të mund të respektohen masat e reja në urbane, Fico tha se me mbajtjen e maskave, kjo gjë do të jetë më e lehtë.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll