Aktualitet

E prekur me COVID-19, ndërron jetë profesoresha e Ekonomikut, Irena Bogdani

17 Nëntor 2020, 12:21 Nga DOSJA
E prekur me COVID-19, ndërron jetë profesoresha e Ekonomikut, Irena

TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë profesoresha, Irena Bogdani. Pedagogia në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Lajmin e ka konfimuar vetë Fakulteti i Ekonomisë, i cili i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës.

“E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë. I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani”, shkruan ndër të tjera dekani i Fakultetit të Ekonomisë në emër të studentëve dhe stafit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete irena bogdani nderron jete irena bogdani

Sondazh

Poll