Aktualitet

Vetëhedhja e 69-vjeçarit me Covid nga dritarja e Infektivit/ E bija akuzon mjekët: Najada Como më tha po bëj të pamundurë

17 Nëntor 2020, 11:53 Nga DOSJA
Vetëhedhja e 69-vjeçarit me Covid nga dritarja e Infektivit/ E bija

TIRANË– Vajza e 69-vjecarit, Reshat Grembi, i cili qëndronte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë dhe u vetëhodh nga kati i dytë i spitalit ku më pas gjeti vdekjen ditën tjetër, ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi.

Vajza e tij në një bisedë për emisionin “Zemër të Hapur” pohoi se babai i saj ishte i sëmurë me temperaturë të lartë prej disa ditësh, familja e shoqëroi atë në spitalin e Fierit aty ku ndodhet dhe mjeku i familjes.

Ajo pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjeksor. Por një akuzë tjetër e rëndë e familjarve është se ata pohojnë që spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bejmë të pamundurën ta shpëtojmë, këto janë gënjeshtra thonë ata.

Dëshmia e plotë e vajzës së të ndjerit:

‘E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës. Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid. Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para. Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish. E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe. Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesin në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë. E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar. Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes. Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën…Babai kishte ndërruar jetë në moment spitali gënjeu. Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet reshat grembi vetevrasja te shefqet ndroqi reshat grembi vetevrasja te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll