Aktualitet

OFL-ja kërkon deklarim të pasurisë së katër personave të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale 

17 Nëntor 2020, 11:51 Nga DOSJA
OFL-ja kërkon deklarim të pasurisë së katër personave

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka bërë me dije se ditën e sotme u ka dërguar formularin për vetëdeklarim të pasurisë 4 personave që janë të dënuar për vepra penale të ndryshme. Formulari u ka shkuar dy personave me banim në Fier të cilët janë: Fatmir Kallashi i dënuar për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Renato Rapaj për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë”. Dy personat e tjerë që u ka shkuar formulari janë me banim në Tiranë me emrat Lulëzim Çepele i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe Shkëlqim Kurpalaj për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit i mbetur në tentativ”.

Njoftimi i plotë:

OFL, 17 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Fatmir Kallashi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deklarimi i pasurise ofl deklarimi i pasurise ofl

Sondazh

Poll