Politike

Profesoresha ndërroi jetë nga COVID, ministrja Kushi: Humbje e parakohshme nga virusi i pabesë

17 Nëntor 2020, 12:36 Nga DOSJA
Profesoresha ndërroi jetë nga COVID, ministrja Kushi: Humbje e

TIRANË-Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të profesoreshës së Ekonomikut, Irena Bogdani. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Kushi shprehet se ndihet e pikëlluar me ndarjen nga jeta të akademikes.

Kushi, thekson se Bogdani ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

‘Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët. Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena! Bogdani është diplomuar në 1981 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në profilin”Kontabilitet”. Pedagoge efektive pranë FEUT që prej vitit 1982. Drejtuese e leksioneve dhe seminareve në disa lëndë, nga të cilat për shtrirjen e gjatë kohore të mësimdhënies veçohen lëndët “Kontabiliteti për Fakultetin e Drejtësisë”, “Kontabiliteti Publik” dhe “Kontabilitet” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë.’- shkruan Kushi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi nderron jete irena bogdani evis kushi nderron jete irena bogdani

Sondazh

Poll