Politike

Edi Rama nuk heq dorë: S’jam hetues por Basha duhet të përgjigjet për rolin e tij në luftën e Kosovës, nëse Fatos Nano

17 Nëntor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Edi Rama nuk heq dorë: S’jam hetues por Basha duhet të

TIRANË– Kryeministri Edi rama vijon të kërkojë përgjigje nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me akuzat për fshehjen e provave për masakrën e Krushës së Madhe. Në një konferencë me gazetarët, teksa foli për insfrastrukturën e ujit të pijshëm, Rama tha se Basha, si një lider që pretendon të udhëheqë vendin, duhet të përgjigjet, sepse kjo punë shkon ndryshe.

Kryeministri shtoi se nëse PS-ja do kishte mbajtur një tjetër qëndrim, ai do të detyrohej të përgjigjej, edhe pse ndoshta në ato vite, kryetar ka qenq Fatos Nano. I pyetur nëse do t’i drejtohet OKB-së për rolin e Bashës, Rama tha se nuk i intereson atij aspak si person, pasi nuk është hetues, por këtë çështje, e ka shtruar për qytetarët. 

“Unë nuk kam bërë asnjë akuzë, akuzat i bëjnë dëshmitarët. Çdo lider duhet të bëjë një sqarim. Kjo është një gjë që unë kërkoj nga Basha. Duhet të dalë dhe të japë sqarim. Kaq kërkoj unë. Ne si Opozitë në atë kohë votuam kundër, PD-ja në pushtet bashkë me palën tjetër, votuan pro. Të tjerat pastaj, që jo është politike, jo zgjedhjet, jo atë e këtë. Ai të dalë e të thotë, kam pasur këto arsye, kam bërë këtë e këtë. Nëse PS në kohën kur e ka drejtuar Fatos Nano ka mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interesin kombëtar, gjë që nuk ka ndodhur, por sikur të jete dhe ju më pyesni sot, unë kam detyrim të përgjigjem sepse jam kryetar i PS edhe pse s’e kam drejtuar unë në atë kohë. Kjo nuk funksionon, nuk bëhet duke thënë që Rama ka bërë komplot me Top-Channel. Se çfarë bën Edi Rama, e gjykon kushdo përveç Bashës që duhet të dalë e të thotë se çfarë ka bërë ai, jo unë. Ai pretendon të drejtojë shtëpinë e përbashkët, duhet të japë llogari. Nuk do ti ta dish përshembull se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga A-ja tek ZH-ja? Patjetër që do. Prandja e ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet para njerëzve. Është e pamundur në këndvështrimin tim që një lider politik që kërkon të udhëheqë vendin të bishtnojë. Unë e kam pak të kezagjeruar këtë tipar, u dal ballë të gjithave. Të lë unë PS-në që të vërë vulën? Nuk kam unë akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë dhe shmangia e vazhdueshme për tu përballur me to, nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz që… unë nuk e kuptoj çfarë arsye kanë ata që i adresohen Bashës? Pse nuk i adresohen dikujt tjetër? Nuk është bindëse që unë qenkam mashtrues…pse? Si mund të jem unë i interesuar që ta akuzoj Bashën deri në fazën që të jetë i papërdorshëm? Nga pikëpamja poltike flas. Kjo çështje nuk zgjidhet duke më sharë mua,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll