Politike

Meta kryen homazhet te “Ushtari i Panjohur”, mesazhi i tij: Të çojmë në fund amanetin për një Shqipëri të lirë

17 Nëntor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Meta kryen homazhet te “Ushtari i Panjohur”, mesazhi i tij: Të

TIRANË–Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme homazhet te “Ushtari i Panjohur’ në kryeqytet në kuadër të 76 vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Në fjalën e tij Meta iu drejtua të rinjve duke i thënë se duhet ta gjejnë Europën këtu dhe jo të largohen jashtë atdheut. Më tej presidenti u shpreh se Shqipëria nuk duhet të humbasë fokusin në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe tha se duhet çuar deri në fund amanetet e dëshmorëve.

Cdo rrugë e Tiranës u la me gjak. Në këtë ditë të rëndësishme të popullit shqiptar është e rëndësishme jo vetëm të ulemi me nderim para dëshmorëve por të punojmë për të cuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri ku shqiptarët të jetojnë të lumtur dhe optimist për atdheun e tyre, për të cilin gjaku është derdhur lumë për clirimin e Tiranës. Sot është një ditë reflektimi për të bërë më tepër, që Shqipëria mos të humbasë fokusin. Mas 30 vitesh ka ardhur koha që cdo i ri të prekë Europën këtu dhe besoj që të gjithë bashku duhet tja dalin për të ringritur vendin, atdheun tonë. Duhet të cojmë në fund amantete e tyre.‘- ishte fjala e Metës përballë gazetarëve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 76-vjetori i çlirimit të tiranës ilir meta 76-vjetori i çlirimit të tiranës ilir meta

Sondazh

Poll