Politike

A do e shkarkoni Ervin Bushatin? Rama: Atë punë e dimë ne, çdokush që futet në PS e di mjaft mirë që përgjegjësia ësh

17 Nëntor 2020, 11:24 Nga DOSJA
A do e shkarkoni Ervin Bushatin? Rama: Atë punë e dimë ne,

TIRANË– Kryeministri Edi Ram nuk është përgjigjur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për deputetin Ervin Bushati.

Gjatë konferencës me gazetarët për infrastrukturën e ujit, i pyetur nëse do ta ‘zhveshë’ Bushatin nga funksionet në PS, Rama tha se atë e punë e dinte ai. Kryeministri shtoi se çdo person që futet në PS, e di që qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia është individuale.

“Vdeksha unë për Syrin, që qan hallin për Partinë Soicaliste. Ne kemi një ndryshim të madh nga partia e syrit e çdo parti tjetër, që ka vetëm hallin e syrit dhe faqes. PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë. Përsa i përket veshjej apo zhveshjes, kjo është një çështje që nuk i takon syrit, por familjes tonë politike. Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hidhër për syrin e keq,”- tha Rama.

SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka nisur hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Tëitter, për prokurorët. SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës. Vetë Bushati dhe akuzat për fshehje të pasurisë janë sulme të pështira të PD-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 ervin bushati nen hetim edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 ervin bushati nen hetim

Sondazh

Poll