Politike

Publikon dokumentin, Balla: Me heshtjen e tij historike Basha konfirmon të vertetën e asaj që ndodhi në Krushë

17 Nëntor 2020, 12:31 Nga DOSJA
Publikon dokumentin, Balla: Me heshtjen e tij historike Basha konfirmon të

TIRANË–Kreu i Grupit Paralamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se kryetari i PD-së Lulzim Basha me heshtjen e tij në lidhje me akuzat e masakrës së Krushës po konfirmon të vërtetën.

Balla më tej shprehet se fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar si dhe i bën thirrje komisionit që të mbledhë faktet që lidhen me Shqipërinë.


‘ Kjo është një çështje e një morali të munguar nga ana e Lulzim Bashës për ti dhënë përgjigje disa çështjeve të cilat nëse Lulzim Basha do të merrte pak kohë për t’i sqaruar. Nëse unë apo dikush tjetër do të ishte në vend të tij do ti kishte sqaruar që në momentin e parë. Unë do t’iu vë në dispozicion një dokument që vetë Lulzim Basha e ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë teksa është i regjistruar si deputet për legjislaturën 2017-2021, ku deklaron në CV-në e tij depozituar në kuvendin e Shqipërisë, ku thotë se në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së gjykatës ndërkombëtare për krime lufte. Diçka që Lulzim Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe që konfirmon se si përgjegjës i zyrës vendore Tiranë ka deklaruar ta ketë kontaktuar dhe ta ketë bindur dëshmitarin Milaim që ta dorëzojë videon që do të hidhte shumë dritë në masakrën e Krushës. Nuk i kuptoj se si analistët e Bashës thonë se masakra e Krushës qenka sqaruar. Iu ftoj të shkoni në Krushë dhe të thoni se kjo masakër nuk është sqaruar dhe fajtorët nuk janë dënuar. Pa dashur të intervenojmë në kompetencat e gjykatës do të ngremë një komision për mbledhjen e fakteve për disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është subjekt i punës sonë Basha, me heshtjen e tij historike thjesht dhe vetëm konfirmon. Kjo çështje nuk është tash, ajo që po them është se edhe Kukësi edhe Hasi kanë të njëjtin hetim edhe nga institucionet e drejtësisë shqiptare, Shqipëria duhet të sqarojë edhe mbledhjen e të gjitha fakteve.  Mos i jepni zë Lulzim Bashës që mundohet të fshihet pas gishtit. Pse unë duhet të besoj Lulzim Bashës dhe nuk duhet të besoj komandantin Milaim Bellanica ”-tha Balla.

Ai gjithashtu ka nxjerrë një dokument të Lulzim Bashës që ia ka dorëzuar Kuvendit kur u bë deputet që ka deklaruar vetë që ka qenë përgjegjës operacional i zyrtës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha taulant balla lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll