Politike

Edi Rama: Në vitin 2013 gjetëm vetëm Korçën me 24 orë ujë, në vitin 2021, 85.6% do ketë akses në ujë të pijshëm

17 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Edi Rama: Në vitin 2013 gjetëm vetëm Korçën me 24

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në vitin 2013, Partia Soicaliste kur erdhi në pushtet, gjeti vetëm Korçën me 24 orë ujë furnizim dhe në vitin 2021, tha se do të jetë një realitet për të gjithë Shqipërinë.

Rama shtoi më tej se mesatari i furnizimit me ujë të Shqipërisë, ishte 10 orë në ditë dhe do të arrijë 15 orë.


“Në vitin 2013, gjetëm vetëm Korçën me furnizim 24 orë me ujë, në vitin 2021, do të jetë një realitet në të gjithë Shqipërinë. Tirana është një histori më vete, ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm nga 7 orë në ditë mesatarisht, sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë banorët e kryeqytetit, dhe në nivelin kombëtar, furnizimi me ujë të pijshëm, mesatari i Shqipërisë ishte 10 orë në ditë dhe do të arrijë 15 orë. Shumë vite më parë, vetëm 51% e popullsisë, kishin akses në një burim të pijshëm përmes rrjetit, pra në shtëpi. Sot jemi në 78.5%, në 2021, do të kemi 85.6% të popullsisë me akses në ujë të pijshëm. Ndryshimi është i ndjeshëm kudo, por i pamjaftueshëm në raport me objektivin dhe në raport me kërkesën krejt legjitime të popullatës. Për këtë arsye, mendoj që është themelore të vazhdojmë punën. Do të plotësopjmë të gjitha kornizat e rpioriteteve të vendosura që në krye të herës,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll