Politike

Belinda Balluku: Në vitin 2021, çdo qytetar do ketë 150 litra ujë të pijshëm çdo ditë, faturimi rritet me investimet gji

17 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Belinda Balluku: Në vitin 2021, çdo qytetar do ketë 150 litra

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku u shpreh se qëllimi i qeverisë është që në vitin 2021, të ketë ujë 24 orë në 52 zona urbane.

Në një konferencë të përbashkët me gazetarët dhe kryeministrin Edi Rama, Balluku u shpreh se nga viti 2014 e deri në vitin 2019, janë bërë 514 milion euro investime, teksa shtoi se në vitin 2021, parashikojnë që të ketë 21,5 orë ujë, mesatarisht për banor.

“Sot janë të hapura mbi 128 kantiere të hapura, plus edhe 70 të tjera pritet të hapen gjatë vitit 2021. Janë dhënë 514 milion euro investime nga 2014 deri në 2019. Pavarësisht se nga viti ‘91 deri në 2013 janë dhënë mbi 1,5 mld euro investime vetëm në rrjetin e ujësjellësit, në 2013 vetëm qyteti i Korçës mund të garantonte furnizim me ujë 24 orë, ne parashikojmë që të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje në 52 zonat urbane. Gjatë vitit 2013 mbulimi me ujë në rang kombëtar ishte 11 orë mesatarisht tani do arrijë në 21,5 orë mesatarisht për banor.  Çdo qytetar do ketë 150 litra ujë të pijshëm çdo ditë. Investimet shkojnë së bashku me nivelin e faturimit. Deri në fund të mandatit të dytë ne do të kemi investuar 686 mln euro për furnizim me ujë të pijshëm për zonat urbane. Niveli i arkëtimeve dhe faturimeve është rritur me 70% duke ndërprerë edhe lidhjet e paligjshme. Pra, kemi dyfish arkëtime krahasuar me vitin 2013. Ne kemi dyfishuar edhe kohën e furnizimit me ujë,”- tha Balluku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 belinda balluku edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll