Politike

“Uji në rrjet ka klor, u bën dëm fëmijëve”/ Rama-gazetares: Zahon e laj dy herë në ditë, po të doni jua sjell ndonj

17 Nëntor 2020, 11:20 Nga DOSJA
“Uji në rrjet ka klor, u bën dëm fëmijëve”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se djali i tij Zaho lahet dy herë në ditë me ujin e rrjetit dhe se nuk ka pësuar asgjë. Në një konferencë me gazetarët, për infrastrukturën e ujit, gazetarja tha se nuk i lajnë dot fëmijët, sepse uji i rrjetit ka klor, ndërsa kryeministri tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Rama madje ‘ofroi’ Zahon që të shkonte nëpër shtëpitë e tyre e tu jepte zemër fëmijëve që nuk laheshin, sepse vetë ai e bën çdo mëngjes dhe darkë.

Pjesë nga replikat

Gazetarja: Ne nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit sepse ka shumë klor, u bën dëm për sytë, ju e lani Zahon?

Edi Rama: Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepsë ka shumë qejf që të lahet. Normale që me ujë rrjeti e laj, sepse nuk ka ujë tjetër, me ujë shiu nuk e laj. Nëse doni që të vijë e t’ju japë kurajo fëmijëve tuaj, jua sjell ndonjë pasdite që tu japë zemër dhe fëmijëve tuaj, ta shikoni si hidhet në ujë. Ka shumë qejf të lahet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll