Politike

“Rrugët dhe investimet nuk janë prioritet”/ Rama: Kështu futëm dhjetëra mijëra njerëz në punë, pavarësisht flamës

17 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Rrugët dhe investimet nuk janë prioritet”/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndërtimet dhe investimet nuk do të përfundojnë dhe nuk do të ndalen pavarësisht tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

Në një konferencë me gazetarët, për infrastrukturën e ujit, Rama tha se edhe qeveira, ashtu si çdo familje, duhet të punojë që të sjellë të ardhura, se ndryshe nuk siguron dot asgjë. 


“Nuk dua të zgjatem shumë sepse ministrja, këtu e pranishme bashkë me drejtorin, do të futet më në detaje, por ajo që dua tu garantoj të gjithë qytetarëve, është se jo vetëm nuk janë lënë pas dore, por 128 kantiere janë në punë, tani që flasim. Pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, puna vijon. Atyre që pretendojnë apo pyesim dhesugjerojnë se këto nuk janë prioritete, se investimet që ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë, nuk janë prioritete, edhe për rrguët, u them shumë thjeshtë, se që ekonomia të ritet, duhet të investojmë fuqishëm. Këto investime nuk janë thjesht mijëra mundësi punësimi për dhjetëra mijëra njerëz që punojmë në këto kantiere, duke filluar nga rrugët tek shtëpitë që ndërtohen, pro janë burime për ekonominë familjare dhe kombëtare. Është njësoj si një familje që në kushtet e përballjes me masa shtrënguese, ka nevojë të mbyllet, por edhe të punojë. Çdo shtëpi, duhet të vazhdojë të punojë, në mënyrë që të garantojë të ardhruat, edhe shtëpia jonë  e përbashkë ka nevojë të punojë. Kështu, rrizim rrogat, rrisim pagën minimale që tanimë e kemi vendosur në 30 mijë lekë dhe për të rritur mundësitë për punë dhe fitime,”- tha kryeministri Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 17 nentor 2020

Sondazh

Poll